Kemi parë shumë herë këngëtarë shqiptarë që në tekstet e tyre shfaqin dhunë, përdorim arme, ndërsa deklarohen se janë myslimanë, falin namazet, shkojnë në xhami dhe agjërojnë. Pikërisht këta artistë janë thumbuar nga Hoxha shqiptar i Kosovës, Labinot Maliqi.
Ky i fundit përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar rreth “huliganizmit” të këngëtarëve, të cilët përmes këngëve të tyre përçojnë mesazhe denigruese. Duke publikuar një intervistë të ish-reperit amerikan “Tupac” i cili u shprehte se feja nuk ia lejon që të jetë gangster, pasi feja islame dhe gangsteri nuk shkojnë të dyja së bashku, Hoxha ka piketuar këngëtarët që bëjnë këngë me mesazhe denigruese dhe deklarohen si myslimanë të devotshëm.
“Musliman edhe gangster? Nuk shkojnë të dyja bashkë. Tupak Shakur, legjenda e muzikës Rep, kur i ishte ofruar të luaj në një film rolin e gangsterit musliman, e kishte refuzuar duke thënë se: ”Unë nuk e luaj ‘Gangsterin Musliman,’ diçka e tillë nuk ekziston. Unë nuk pranoj të luaj role të cilat nuk ekzistojnë!”, ka shkruar Maliqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.