Ja cilat janë 10 problemet e fëmijëve që bëjnë pak gjumë:
1. Irritohen shpejt. Fëmijët që flejnë pak janë shpesh me humor të keq, qajnë dhe bërtasin edhe pa asnjë arsye.
2. Zakonisht fëmijët që flejnë pak janë edhe hiperaktivë.
3. Nëse fëmija nuk fle si duhet mund të kenë edhe mungëse dëshire për të luajtur dhe për t’u aktivizuar me fëmijët e tjerë.
4. Mund të vihen re edhe probleme me memorien. Fëmijët që nuk plotësojnë orët e gjumit shfaqin probleme edhe në të mbajturin mend.
5. Fëmija mund të ketë edhe edhe mungesë interesi në lidhje me gjërat që më parë bënte me dëshirë.
6. Nëse vogëlushi nuk fle si duhet atëherë edhe rendimenti në shkollë do të bjerë. Me siguri do të marrë nota të këqija dhe do të ketë probleme me memorien.
7. Edhe dhimbja e kokës është një problem i mundshëm. Kjo mund të ndodhë në disa momente gjatë ditës dhe do të ndikojë në aktivitetet e përditshme.
8. Nëse fëmija nuk fle si duhet edhe reflekset do të pakësohen. Që do të thotë aftësitë motorike do të reduktohen.
9. Sistemi imunitar do të dobësohet si pasojë e mungesës së gjumit.
10. Fëmija që fle më pak do të ketë edhe një rritje më të ngadaltë. Pa plotësuar orët e nevojshme për gjumë nuk do të mundësohet zhvillimi korrekt.
Burimi: botaegruas.com
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.