Gjendja serioze e Covid-19 në vend, duket se e bën edhe më të pasigurt sezon turistik të kësaj vere. Përpos masave që duhen zbatuar me përpikëri nga qytetarët dhe çdo subjekt, ministrja Ogerta Manastirliu, përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka listuar 10 këshilla kryesore që duhen marrë në konsideratë nga njerëzit gjatë kohës që do të jenë me pushime.
Ndër të tjera, në videon e publikuar theksohet se në rast se keni temperaturë apo simptoma të tjera, të mos niseni fare për udhëtim.
2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.
7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.
9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.
10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.