Vetëm nëse ke aftësinë e mbinatyrshme të lexosh mendjen, mund të dish 100% çfarë dikush ndjen për ty! Eshtë pikërisht kjo arsyeja pse fiksohemi pas çdo sjelljeje, gjesti apo fjale që ai thotë, në përpjekje për të mësuar diçka më tepër.
Nuk është dhe aq e thjeshtë të kuptosh ndjesitë apo mendimet e një burri kundrejt jush, duke qenë se shpesh ata kanë tendencën t’i fshehin emocionet e tyre, gjë që i bën takimet e para edhe më të lodhshme për ju.
Që të mos shpenzoni shumë kohë duke analizuar me qindra herë mesazhet, më poshtë do të gjeni listën e gjërave që do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ai është apo jo i interesuar për ju.
1. Ai imiton gjuhën tënde të trupit
2. Do të të takojë se s’bën gjatë ditës.
3. Pas një periudhe kohë të merr me vete në eventet familjare apo të rrethit shoqëror.
4. Mban mend detaje nga gjërat që ti i ke treguar.
5. Të inkurajon vazhdimisht të bësh atë gjënë për të cilën je përpjekur.
6. Eshtë gati të planifikojë pushime me ty.
7. Nuk ankohet kurrë që “po shpenzoni shumë kohë bashkë”.
8. Kujdeset në çdo gjë që bëni të dy.
9. S’e ka besdi të marrë dhe të çojë mesazhe të gjat
10. Nuk sheh telefonin kur del me ty
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.