×
  • Extra
  • Lista

    13 shtetet që nuk e njohin coronavirusin, asnjë i infektuar

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 13:06

    Koronavirusi ka pushtuar botën, por ka disa shtete që pretendojnë se nuk kanë asnjë rast me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.


    Më poshtë do lexoni listën e 13 shteteve që jetojnë të qetë dhe pa asnjë rast me COVID.

    Ishujt Kuk – Ishujt në Paqësor mbyllën kufirin me Zelandën e Re kur nisi shtimi i rasteve.

    Mikronezia – Përbëhet nga 600 ishuj në Oqeanin Paqësor dhe ka 112 000 banorë.

    Kiribati – Edhe ky ishull ndodhet në Oqeanin Paqësor.

    Ishujt Marshall – Përbëhen nga mbi 1000 ishuj në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej 60 000 banorësh

    Nauru – Ishull në Oqeanin Paqësor

    Niue – Ishull në Oqeanin Paqësor me më pak se 2000 banorë

    Koreja e Veriut – Ekspertët e kanë të vështirë të besojnë se në këtë vend nuk ka asnjë rast me koronavirus

    Palau – Shteti në Oqeanin Paqësor përbëhet nga 500 ishuj dhe 18 000 banorë.

    Samoa – Ishull polinezian me rreth 200 000 banorë

    Ishujt Solomon – Shteti me mbi gjysmë milion banorë mori masa të ashpra që në nisje të pandemisë.

    Tonga – Shteti polinezian kishte një rast të dyshuar në mars, por autoritetet thanë se bëhej fjalë për alarm fals.

    Turkmenistani – Ekspertët thonë se është e pamundur të mos ketë asnjë rast me koronavirus. Ky shtet pretendon gjithashtu se nuk ka pasur raste me SIDA.

    Tuvalu – Ishull polinezian me 10 000 banorë. Njihet si një nga vendet më të vegjël dhe më të largët në botë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!