×
  • Extra
  • Lista

    3 shenjat më të stresuara të horoskopit

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 10:06

    Po i zuri stresi zor se qetësohen më, 3 shenjat e horoskopit që stresohen për gjithçka.


    Një mal me fatura për të paguar, jeta sentimentale shkon si mos më keq, performanca në punë nuk i pëlqen eprorëve, asgjë për të veshur, asnjë ditë pushim.

    Të gjithë jemi gjendur të paktën një herë, a më shumë një, përballë këtyre situatave, të cilat çojnë tek një emër i përbashkët: STRESI.

    Megjithatë keni menduar ndonjëherë se stresi mund të varet edhe nga shenja juaj e horoskopit? E sigurt që për tre shenjat e mëposhtme vlen kjo gjë.

    1.Gaforrja

    Të lindurit e shenjës së Gaforres u druhen shumë ndryshimeve që mund t’u sjellë e tashmja apo e ardhmja. Ata kanë gjithmonë frikë se mund t’u ndodhë diçka e keqe, si rrjedhojë pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit dhe stresit.

    2.Akrepi

    Akrepët janë më skeptikët e zodiakut. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por, pesha e presionit në gjithë këtë kakofoni skepticizmi e nevoja për përsosmëri godet rëndë gjendjen e tyre emocionale.

    3.Bricjapi

    Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, i cili nuk e humbet kurrë kontrollin dhe ka gjithmonë një plan rezervë për të përballuar çdo ndryshim të së tashme dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë pre e stresit është e kotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!