Na duhet t’ju kujtojmë se flasim shumë pak për shëndetin vaginal, pavarësisht se duhet të ishte e kundërta. Është kaq e rëndësishme ta njihni me detaje që më pas ta doni dhe ta kuptoni drejt! Më poshtë do të gjeni disa informacione rreth saj që me shumë gjasa, s’jua kanë thënë gjatë orës së biologjisë.
1. Vagina kanë fuqinë të pastrohen vetë, prandaj s’duhet të përdorni asnjë lloj solucioni. Kurrë.
2. Duhet të bëni kujdes me çfarë fusni në ~kopshtin tuaj sekret~. Përfshi këtu lubrifikantët e ndryshëm dhe lodrat e seksit. Eshtë shumë e thjeshtë të harrosh sa delikat është pH rreth vaginës, prandaj mos merrni gjënë e parë që ju del para. Sigurohuni që lodrat të jenë të pastra para përdorimit.
3. Antibiotikët ndikojnë gjithashtu në pehashin e vaginës, prandaj merrni probiotikët për të balancuar gjërat.
4. Meqë ra fjala tek ekuilibri, urinoni gjithmonë pas seksit.
5. Vishni të brendshme miqësore me lëkurën dhe lëreni të “marrë frymë” lirisht. Nëse është e mundur, flini lakuriq.
6. Kur fshijeni bëjeni nga para-pas. Përsërisim: Para-pas!
7. Shkarkimet vaginale janë komplet normale, prandaj mos u habisni nga çfarë shihni!
8. Duhet të shkoni rregullisht tek mjeku juaj dhe bëni gjithë pyetjet që keni në kokë rreth saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.