Të dhënat nga një aplikacion për përcjelljen e simptomave i ndihmuan studiuesit britanikë që të zbulojnë gjashtë lloje të COVID-19.
Gjetjet tani mund t’i ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me koronavirus janë më në rrezik në valët e ardhshme të pandemisë.
Lloji i parë është “Grip” pa temperaturë. Simptomat janë dhimbja koke, humbje e erës, dhimbje muskujsh, kollë, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi dhe pa temperaturë.
Lloji i dytë është “Grip” me temperaturë, i cili karaktikerizohet me simptoma, si: dhimbje koke, humbje e erës, kollë, dhimbje fyti, zë i ngjirur, temperaturë dhe humbje e oreksit.
Lloji i tretë i COVID-19 është Gastrik. Të infektuarit me këtë lloj kanë dhimbje koke, humbje të erës, humbje të oreksit, diarre, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi dhe nuk kanë kollë.
Tri llojet e tjera të koronavirusit janë më të rënda dhe ndahen në nivele.
Koronavirusi i rëndë: Niveli një, ka këto simptoma: lodhje, dhimbje koke, humbje e erës, kollë, temperaturë, zë i ngjirur dhe dhimbje gjoksi.
Lloji i rëndë: Niveli dy, karakterizohet me dhimbje koke, humbje e erës, humbje e oreksit, kollë, temperaturë, zë i ngjirur, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, shpërqendrim dhe dhimbje muskujsh.
E lloji i fundit i koronavirusit është i rëndë: Niveli tre dhe ka këto simptoma: dhimbje koke, humbje e erës, humbje e oreksit, kollë, temperaturë, zë i ngjirur, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, shpërqendrim, dhimbje muskujsh, gulçimë, diarre dhe dhimbje barku. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.