Në çdo marrëdhënie duhet punuar. Psikologia Victoria Christa do t’ju tregojë si ta ndërtoni marrëdhënien me bashkëshortin dhe të kënaqeni në martesë të lumtur.
Nëse dëshironi të ndërtoni martesë të lumtur dhe afatgjatë, madje edhe lidhje jetësore me mashkullin, atëherë do t’ju ndihmojnë këto tri pika të cilave duhet t’u kushtoni kujdes, transmeton Telegrafi.
1. Bëhuni të hapura, të relaksuara dhe të sinqerta – pa shpresuar
Duhet patjetër pak të relaksoheni, të buzëqeshni sinqerisht, të përshtateni dhe të jeni pozitive. Në lidhje më e rëndësishme është të jeni ajo që jeni dhe të kënaqeni në lidhjen dhe në atë që keni.
Lëreni që çdo gjë të shkojë rrugës së vet, mos nxitni lidhjen, ngadalë njihuni me partnerin.
2. Mos u ngutni dhe mos shkyçni “mendjen e shëndoshë”
Askund mos u ngutni dhe mos e ngutni jetën. Dhe nëse e shkyçni kokën” para kohës, mundeni vetëm të gaboni. Prandaj mos e dëgjoni vetëm zemrën por edhe mendjen.
Besoni vetes dhe zërit në kokën tuaj. Kurrë mos pushoni së analizuari se si sillet mashkulli ndaj jush.
3. Mos e ndryshoni veten, as parimet tuaja
Mos e kënaq dhe mos iu përshtat mashkullit. Kujtohuni që ai njeri patjetër duhet t’ju dojë ashtu siç jeni ju. Nëse aktroni, kurrë nuk do ta kuptoni mësoni kush vërtet jeni ju. Prandaj bëhuni ajo që jeni, për të realizuar lidhje ose martesë të shëndoshë.
Lëreni mashkullin të jetë ai që është: i lirë në veprimet dhe në pikëpamjet e veta, ndërkaq ju rrini anash dhe vështrojeni. Nëse ju pëlqen ajo që e shihni, ai është mashkulli i duhur për ju.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.