-Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
-Në Eureka, Nevada, SHBA, është ende e paligjshme që burrat me mustaqe të puthin gratë. Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.
-Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë ende me këmishë nate.
-Në Ames, Ioua, SHBA, është e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.
-Në Afganistan, policia talebane i ndaloi gratë të vishnin çorape të bardha, në rast rreziku se mos meshkujve i dukeshin tërheqëse. Policia gjithashtu urdhëroi që dritaret të lyheshin me të zezë, në mënyrë që të mos shiheshin nga jashtë.
-Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.
-Në Conorsville, Wisconsin, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë të hapë zjarr me armë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
-Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të shajë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.