Anketa për Kosto të Jetesës e lëshuar nga organizata Mercer ka publikuar listën e qyteteve më të shtrenjta në botë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, listës i paraprinë qyteti i Hong Kongut, pasuar me Ashgabat në Turkmenistan, Tokio në Japoni e Cyrihu në Zvicër.
Hong Kongu gjendet në fillim të listës për shkak se ka tregun më të shtrenjtë të pasurive në botë – kundër konkurrencës së ashpër globale.
Ashgabat
Pas Cyrihut të Zvicrës në vendin e pestë renditet Singapori, pasuar me qytetin e New York në SHBA, i cili njëherit renditet si vendi i gjashtë më i shtrenjtë në botë.
Tokio
Në vazhdën e listës, është Shanghai në Kinë, si qyteti i shtatë më i shtrenjtë në botë, më pas Bern në Zvicër në vendin e tetë, Gjeneva i po i njëjtit shtet renditet në vendin e nëntë dhe Pekini në Kinë si vendi i 10-të më i shtrenjti në botë.
Singapori
Bern
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.