Zgjimi në mëngjes nuk është i lehtë por për disa mund të jetë dhe më i vështirë dhe i lodhshëm. Ata ndoshta bëjnë disa gabime të cilat, sipas ekspertëve, janë përgjegjëse për lodhjen dhe letargjinë që ndiejnë për pjesën tjetër të ditës.
Vishen në errësirë
Shumë nuk mund ta durojnë dritën, bëjnë lëvizje mekanike duke u veshur në errësirë. Sidoqoftë, siç thonë ekspertët, është një zakon i keq, i cili nuk e ndihmon trupin të kuptojë se është ditë dhe vazhdon të jetë në gjumë.
Alarmi i përsëritur
Shtyrja e alarmit përsëri dhe përsëri nuk është aspak një ide e mirë. Dhe ajo pak kohë gjumi që dëshironi, sjell efektin e kundërt. Ky zakon bën që të dukeni më i lodhur.
Pini kafe
Sipas hulumtimeve, trupi sekreton më shumë kortizol, hormonin përgjegjës për stresin, veçanërisht ndërmjet orës 8 dhe 9 të mëngjesit. Pra, nëse pimë kafe gjatë kësaj kohe, efekti i kafeinës ngadalësohet, si rezultat i së cilës ndihemi të lodhur. Pra, rekomandohet që gllënjkën e parë ta merrni pas orës 9.30.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.