Kriptomonedha më e njohur në botë është rritur për më shumë se 30 për qind që nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Al Jazzera, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Bitcoin arriti një rekord prej 89,637 dollarë të martën, një shpërthim ky që nga zgjedhjet presidenciale në ShBA më 5 nëntor.
Investitorët parashikojnë që Washingtoni të marrë një kthesë drejt politikave më miqësore ndaj kriptove nën udhëheqjen e Trumpit.
Gjatë mandatit të tij të parë si president, Trump e quajti Bitcoin një “mashtrim” dhe u ankua se monedha po “konkuronte kundrejt dollarit”.
Republikani, megjithatë, ndryshoi rrënjësisht qëndrimin gjatë fushatës së tij të rizgjedhjes për t’u paraqitur si kampion i kriptove.
Ndër premtimet e tjera, Trump është zotuar të kthejë SHBA-në në “kryeqytetin e kriptove në planet” dhe të zëvendësojë kryetarin e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime, Gary Gensler, i cili udhëhoqi përpjekjet e administratës së Presidentit Joe Biden, për të rritur mbikëqyrjen e sektorit.
Në shtator, Trump njoftoi nisjen e sipërmarrjes së tij të kriptove, “World Liberty Financial”, së bashku me anëtarët e familjes së tij.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.