Rrjeti popullor social ‘Instagram’ është kthyer në një përditshmëri edhe për një përqindje të madhe të banorëve të Kosovës.
Disa statistika të publikuara së fundi nga ‘Statista’, një portal online gjerman për publikimin e statistikave, tregojnë se Kosova i është shtuar listës së shteteve që kanë filluar të përdorin me të madhe këtë rrjet social.
Në bazë të shifrave, kosovarët kanë filluar të përdorin Instagramin 45 përqind më shumë se sa vitet e kaluara, njofton lajmi.net.
Në këtë listë nuk bën pjesë asnjë nga vendet e rajonit, që rezulton se kosovarët e përdorin rrjetin social nën pronësi të ‘Facebook’ më së shumti në Ballkan.
Në raportin e AGK-së para dy viteve, të emëruar “Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit 2017”, rreth 88.8 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kishin qasje në internet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.