×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Google vishet kuqezi

    Reporteri
    28 Nëntor 2023 | 20:54

    Motori më i madh i kërkimit në botë, Google, sot ka vendosur në faqen e tij të parë, flamurin shqiptar për nder të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.

    Faqja google ka një flamur të dukshëm në qendër të saj me një pamje natyrore pas saj, derisa flamuri valvitet.

    Google, vendos vazhdimisht shenja të veçanta në faqen hyrëse, për festa apo përvjetorë personalitetesh të fushave të ndryshme.

    Për herë të parë, Google shfaqi flamurin shqiptar para tre vitesh në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!