×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ngrohja e iPhone 15, Apple identifikon problemin

    Reporteri
    02 Tetor 2023 | 23:41

    Apple të shtunën ka thënë se ka identifikuar disa probleme tek iPhonet 15. Defekti ka të bëjë me softuerin IOS 17 i cili, sipas kompanisë, do të rregullohet në një përditësim të ardhshëm.

    Pas ankesave se telefonat e rinj po ngrohen shumë, Apple ka njoftuar se pajisje ngrohet ditët e para, pas konfigurimit të pajisjes për shkak të rritjes së aktivitetit.

    “Një çështje tjetër përfshin disa përditësime të fundit të aplikacioneve që po e mbingarkojnë sistemin”, tha Apple, shkruan Reuters.

    Aplikacionet e palëve të treta që shkaktojnë problemin përfshijnë lojën Asphalt 9; Instagrami i Metës (META.O); dhe Uber, sipas kompanisë. Instagram tashmë e rregulloi problemin me aplikacionin e tij më 27 shtator.

    Rregullimi i ardhshëm i gabimeve në iOS 17 nuk do të ulë performancën për të adresuar temperaturën e iPhone.

    Kompania me seli në Cupertino, Kaliforni tha se iPhone 15 Pro dhe Pro Max nuk kanë telashe me mbinxehje për shkak të dizajnit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!