Një problem trafiku që ka shkaktuar polemika të shumta: Cila veturë duhet të lëvizë e para?

Psikologët pohojnë se ndonjëherë mjafton të përpiqemi të zgjidhim një detyrë logjike për të kontrolluar se si funksionojnë logjika jonë, por edhe për të lëvizur dhe për të ushtruar

Ky “problem trafiku” ka shqetësuar shumë lexues në rrjetet sociale.

Kohë më parë, në internet është përhapur një detyrë interesante, e cila në dukje nuk është e vështirë, por ka shkaktuar shumë polemika dhe mendime të ndara dhe një numër i madh i njerëzve në fund nuk janë përgjigjur saktë, transmeton Telegrafi.

Pra, në ilustrimin e bashkangjitur duhet t’i përgjigjeni pyetjes se me cilën makinë do të lëviznit për të zgjidhur problemin dhe për të mundësuar rrjedhën normale të trafikut.

Sigurisht, është e mundur të jepen disa përgjigje të sakta, por qëllimi është të ofrohet zgjidhja më e lehtë dhe më logjike.

Mundojeni pak kokën, pastaj jepni një përgjigje dhe nëse doni të kontrolloni nëse mënyra që mendoni është e drejtë – zgjidhja ju pret më poshtë.

Përgjigja e saktë është makina numër 3.