×
  • Extra
  • Tech&Auto / Shtypja e konkurrencës

    SHBA-ja akuzë ndaj Apple për monopolizim të tregut të telefonave

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 18:09

    Qeveria amerikane ka ngritur padi ndaj gjigantit teknologjik “Apple”, të cilin e ka akuzuar për monopolizim të tregut të telefonave dhe shtypje të konkurrencës, transmeton BBC.

    Në padi, Departamenti amerikan i drejtësisë ka argumentuar se kompania ka përdorur kontrollin e iPhone që ilegalisht të kufizojë konkurrencën dhe mundësitë e konsumatorit.

    “Apple” është akuzuar për shumëfishim të aplikacioneve të reja dhe reduktim të produkteve të rivalëve.

    Gjiganti teknologjik ka premtuar se do ta kundërshtojë padinë dhe ka mohuar pretendimet.

    Në deklaratë, kryeprokurori Merrick Garland ka thënë se kompania “ka cënuar aplikacionet, produktet dhe shërbimet që do t’i bënin përdoruesit më pak të varur nga iPhone.. dhe do t’i ulnin kostot për konsumatorët dhe zhvilluesit”.

    Garland ka shtuar se nëse Apple nuk sfidohet, do të vazhdojë të “forcojë monopolin e telefonave të mençur”.

    Në këtë padi është përfshirë një listë e hapave kundër konkurrencës që besohet se i ka marrë kompania amerikane, përfshirë bllokimin e aplikacioneve.

    Kjo është hera e tretë që Apple paditet nga Departamenti i Drejtësisë që prej vitit 2009 dhe është sfida e parë e mosbesimit kundër kompanisë gjatë presidencës së Joe Bidenit.

    Apple muajin e kaluar është gjobitur me 1.8 miliardë euro për shkeljen e rregullave të BE-së për konkurrencën në lidhje me transmetimin e muzikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!