Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të paktën 59 personave në tragjedinë e Koçanit në Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj ka thënë se lajmi për këtë tragjedi ishte tronditës.

Postimi i tij:

Reklamë

Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut!

Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë.

Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta!