×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Emergjenca

    I dyshuari për vrasje që ra nga kati i katërt i një ndërtese duke ikur nga Policia, në gjendje të rëndë

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 23:03

    Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit nga Policia e Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

    Ai është në gjendje të rëndë në QKUK.  Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se pacientit po i kryhen ekzaminimet e nevojshme.

    “Është duke u trajtuar tek ne, është politraumë në gjendje të rëndë. Janë duke u kryer ekzaminimet. Gjenjda është e rëndë definitivisht.”, tha ai.

    Bilal Kqiku akuzohet nga Prokuroria për vrasje të rëndë.

    Ai kishte urdhërarresti ndërkombëtar e vendor.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!