×
  • Lajme
  • Hulumtime / Audio-incizim

    “I shtina lidhjet te Kurmehaj”, mërgimtari pretendon se me 4 mijë Euro ryshfet mbylli një rast penal në Prokurori të Pejës

    Autor:Egzona Krasniqi
    28 Korrik 2023 | 16:30

    Haki T., mërgimtar në Gjermani, është incizuar me zë derisa flet një për një aferë ryshfeti brenda Prokurorisë së Shtetit, për mbylljen e një rasti ndaj tij, për falsifikim dokumentesh në Prokurorinë Themelore të Pejës.

    Audio-incizimi, i cili pretendohet se është kryer vite me parë, ka arritur para dy javësh në adresën e gazetës online Reporteri.net. Aty, Haki T., me prejardhje nga Klina, gjatë një bisede me një person tjetër, dëgjohet teksa pohon se për mbylljen e një rasti penal ndaj tij dhe pjesëtarëve të familjes së tij, në Prokurori Themelore të Pejës, kishte gjetur lidhje deri tek prokuroi i rastit Agim Kurmehaj. Aktualisht, Kurmehaj është Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë.

    “I shtina lidhjet te Kurmehaj….[nuk dëgjohet], i gjeta 4 mije ojro (Euro).. qe paret.. Mu ma ka hek….[ndalet]. Beratit e çikës jo…”, dëgjohet teksa thotë në audio-incizim, klinasi që jeton në Gjermani.

    Rasti, siç ka mësuar gazeta online Reporteri.net, ka të bëjë për një skemë mashtrimi me dokumentesh që folësi në audio-incizim dyshohej se e ka kryer në Kosovë për të mundësuar pajisjen e fëmijëve të tij me dokumente të Gjermanisë.

    Rasti i tij, sipas informacioneve, ishte trajtuar rreth 8 vite më parë në Prokurorinë Themelore të Pejës. Haki T. ishte liruar nga ndjekja penale, derisa në audio-incizim pretendon se këtë e kishte arritur duke paguar ryshfet deri tek Kryeprokurori Kurmehaj, në atë kohë prokuror i rastit.

    Gazeta Online Reporteri.net, nga 18 korriku 2023, disa herë ka dërguar pyetje në adresën e Kryeprokurorit të Pejës, Agim Kurmehaj, për të marrë versionin e tij në lidhje me pretendimet e folësit në audio-incizim, por i njëjti deri në publikimin e këtij artikulli nuk është përgjigjur në asnjë nga insistimet me e-mail.

    Rrethanat e regjistrimit të këtij audio-incizimi, gazeta online Reporteri.net, nuk ka arritur t’i mësojë, sikurse as t’i vërtetojë pretendimet në të. Kjo pasi, sikurse Kurmehaj, në pyetjet e gazetës online Reporteri.net, prej më shumë se 10 ditësh, përkundër disa insistimeve, përgjigje nuk kanë dhënë as nga Prokuroria Themelore e Pejës që e kishte trajtuar rastin disa vite më parë.

    Vlen të ceket se audio-incizimi i arritur në adresën e gazetës, ka ndërhyrje dhe prerje në disa raste. Gazeta online Reporteri.net e publikon audio-incizimin ashtu siç ka arritur në adresën e redaksisë duke i lënë rrugën autoriteteve të sigurisë që ta trajtojnë dhe sqarojnë tutje rastin.

    Në audio-incizim, Haki T., përmend edhe emra dhe përshkruan edhe persona të tjerë gjatë bisedës, përveç Kryeprokurorit Kurmehaj, që sipas tij implikohen në rastin e falsifikimit të dokumenteve dhe shmangien e kapjes së tij dhe familjes nga autoritetet kosovare.

    “Kurmehaj në Pejë u kan mi lenden teme. Ka shku ky i Shqipërisë e ka gjet një polic në Shqipëri, shko kqyr a osht në Shqipëri me t’kuqe. Unë isha n’Shqipëri, hina me pasosh të huj n’Shqipni. Shko kqyr qyky Haki T.. Thotë po i njekun o’. Po pasha zotin i njekun osht. Lype Berat T., bile kur e ka shti, ik.. se ky hini, tha pe kap ….[ndërpritet incizimi]”, dëgjohet teksa thotë ai në audio-incizim.

    Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të gjejë kontakt edhe me folësin në audio-incizim, por ka qenë e pamundur, me që i njëjti sipas informacioneve jeton në Gjermani. /Reporteri.net/.

    Lajmi në Zhvillim
    Audio-incizimi për ryshfetin në Prokurorinë e Pejës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit po e verifikon rastin
    2 Gusht, 2023 - 14:06

    Gazeta Online Reporteri.net, të premten e javës së kaluar, ka publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet duke folur një mërgimtar nga Gjermania, rreth një afere ryshfeti brenda Prokurorisë së Shtetit, për mbylljen e një rasti ndaj tij, për falsifikim dokumentesh në Prokurorinë Themelore të Pejës.

    Haki T., në audio-incizimin në fjalë pretendon se për mbylljen e një rasti penal ndaj tij dhe pjesëtarëve të familjes së tij, para disa vitesh, në Prokurori Themelore të Pejës, kishte gjetur lidhje deri tek prokuroi i rastit Agim Kurmehaj. Aktualisht, Kurmehaj është Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë.

    “I shtina lidhjet te Kurmehaj….[nuk dëgjohet], i gjeta 4 mije ojro (Euro).. qe paret.. Mu ma ka hek….[ndalet]. Beratit e çikës jo…”, dëgjohet teksa thotë në audio-incizimin e publikuar nga gazeta online Reporteri.net, klinasi që jeton në Gjermani.

    Për rastin tashmë është njoftuar edhe Zyra e Kryeprokuriit të Shtetit, që aktualisht funksionon me ushtrues detyre, dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

    Sipas udhëheqëses së Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Liridona Kozmaqi-Hajdaraj rasti është në verifikim.

    “Për rastin për të cilin keni pyetur ju informoj se informata e pranuar nga ju do të trajtohet sipas dispozitave ligjore”, tha ajo të martën.

    “Për momentin, ky është i gjithë informacioni që mund të bëjmë publik, për shkak të verifikimit të rastit”, shtoi Kozmaqi në një tjetër përgjigje të mërkurën, për gazetën online Reporteri.net, pas adresimit të disa pyetjeve shtesë.

    “I shtina lidhjet te Kurmehaj”, mërgimtari pretendon se me 4 mijë Euro ryshfet mbylli një rast penal në Prokurori të Pejës

    E sipas Zyrës për Komunikim Publik të KPK’së, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit “është Autoriteti Kompetent për të vlerësuar rastin në fjalë”. Kështu bëhet e ditur në një përgjigje të tyre dhënë për gazetën online Reporteri.net.

    “Lidhur me pyetjen tuaj për publikimin e video-incizimit në gazetën online Reporteri, ju lutem drejtojuni Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, i cili është Autoriteti Kompetent për të vlerësuar rastin në fjalë”.

    Nga ana tjetër, deri më tani në lidhje me audio-incizimin Prokuria Themelore e Pejës nuk ka dhënë asnjë sqarim dhe përgjigje në insistimit e gazetës. Njëjtë ka vepruar edhe Kryeprokurori Kurmehaj i cili përmendet në audio-incizimin në fjalë.

    “Kërkesa juaj është duke u shqyrtuar ashtu siç kemi biseduar edhe përmes telefonit. Momentin që i pranojmë të gjitha të dhënat nga shkrimorja e Prokurorisë Themelore të Pejë do ju përgjigjemi brenda afatit kohor siç është e paraparë edhe me ligj”, është përgjigja e fundit e zëdhënësit Shkodran Nikci, dhënë një javë pasi pyetjet i janë dërguar disa herë në adresë dhe telefon.

    Rasti për të cilin flitet në audio-incizim, siç ka mësuar gazeta online Reporteri.net, ka të bëjë për një skemë mashtrimi me dokumentesh që folësi në audio-incizim dyshohej se e ka kryer në Kosovë për të mundësuar pajisjen e fëmijëve të tij me dokumente të Gjermanisë.

    Rasti i tij, sipas informacioneve, ishte trajtuar rreth 8 vite më parë në Prokurorinë Themelore të Pejës. Haki T. ishte liruar nga ndjekja penale, derisa në audio-incizim pretendon se këtë e kishte arritur duke paguar ryshfet deri tek Kryeprokurori Kurmehaj, në atë kohë prokuror i rastit.

    Rrethanat e regjistrimit të këtij audio-incizimi, gazeta online Reporteri.net, nuk ka arritur t’i mësojë, sikurse as t’i vërtetojë pretendimet në të. Kjo pasi, sikurse Kurmehaj, në pyetjet e gazetës online Reporteri.net, prej më shumë se 10 ditësh, përkundër disa insistimeve, përgjigje nuk kanë dhënë as nga Prokuroria Themelore e Pejës që e kishte trajtuar rastin disa vite më parë.

    Audio-incizimi i arritur në adresën e gazetës, ka ndërhyrje dhe prerje në disa raste. Gazeta online Reporteri.net e ka publikuar audio-incizimin ashtu siç ka arritur në adresën e redaksisë duke i lënë rrugën autoriteteve të sigurisë që ta trajtojnë dhe sqarojnë tutje rastin.

    Në audio-incizim, Haki T., përmend edhe emra dhe përshkruan edhe persona të tjerë gjatë bisedës, përveç Kryeprokurorit Kurmehaj, që sipas tij implikohen në rastin e falsifikimit të dokumenteve dhe shmangien e kapjes së tij dhe familjes nga autoritetet kosovare.

    “Kurmehaj në Pejë u kan mi lenden teme. Ka shku ky i Shqipërisë e ka gjet një polic në Shqipëri, shko kqyr a osht në Shqipëri me t’kuqe. Unë isha n’Shqipëri, hina me pasosh të huj n’Shqipni. Shko kqyr qyky Haki T.. Thotë po i njekun o’. Po pasha zotin i njekun osht. Lype Berat T., bile kur e ka shti, ik.. se ky hini, tha pe kap ….[ndërpritet incizimi]”, dëgjohet teksa thotë ai në audio-incizim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!