×
  • Lajme
  • -->
    Fokus

    AAK e NISMA fitojnë në Deçan, Junik e Malishevë

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 8:11

    Koalicioni AAK-NISMA sipas rezultateve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë dalë të parët në tri komuna, në Deçan, Junik e Malishevë, shkruan Reporteri.net.

    Nga 94% e votave të numëruara nga KQZ, apo 47 kuti nga 50 sa janë gjithsej, në Deçan koalicioni AAK-NISMA dhe të tjerët renditet i pari me 49.90% të votave, VV e dyta me 22.84% të votave, LDK e treta me 20.79 të votave.

    Në këtë komunë e katërta renditet PDK me 4.22% të votave, kurse Kolaicioni për Familjen e pesta me  0.65%.

     

    KQZ ka numëruar të gjitha kutitë në Junik, ku koalicioni AAK-NISMA renditet e para me 37.27% të votave, e dyta LDK me 28.96% të votave, e treta VV me 24.03% të votave.

    Edhe në komunën e Malishevës ka fituar koalicioni AAK-NISMA.

    Në këtë komunë janë numëruar 100% e votave, ku AAK-NISMA kanë fituar me 37.75%, e dyta renditet VV me 26.30% të votave, PDK e treta me 21.15% të votave.

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!