×
  • Lajme
  • Fokus

    Ahmeti: Moment shumë i vështirë për të gjithë ne, ngushëllime familjarëve

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 11:56

    Lidhur me tragjedinë në Koçani ka reaguar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Ahmeti shkruar se ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne.

    “Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje.

    Ngushëllime të thella për të gjitha familjet e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë për të gjithë ata që janë lënduar”, ka shkruar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!