×
  • Lajme
  • Fokus

    Hotelet e Shkupit ofrojnë akomodim falas për familjarët e personave të lënduar nga zjarri në Koçan

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 19:03

    Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan, ka ofruar nga Shoqata e Hotelierëve të Shkupit.

    155 persona po trajtohen në klinikat në të gjithë vendin, ndërsa familjarët e të plagosurve janë para spitaleve në pritje të informacioneve të reja për të dashurit e tyre.

    Familjet e të lënduarve dhe viktimave mund të qëndrojnë dhe pushojnë pa pagesë në hotelet në territorin e qytetit të Shkupit.

    “Nëse kanë nevojë për më shumë informata, mund të telefonojnë në numrin e telefonit 073 821 120”, njoftojnë nga Shoqata e Hotelierëve Shkup.

    Përkrahje për familjarët e viktimave dhe personave të lënduar kanë shfaqur dhe institucionet e tjera të shtetit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë që dhe konviktet në qytetin e Shkupit do të jenë në shërbim të familjarëve të prekur nga tragjedia e Koçanit./Alsat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!