Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti po vazhdon ta mbajë peng shtetin për emrin e Albulena Haxhiut për të cilën ai tha po këmbëngulin ta bëjnë Kryetare të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
“Nëse me 9 shkurt rreth 1 milion qytetarë kanë tregu nivel të lartë të pjekurisë duke marrë pjesë në zgjedhje, e kundërta po ndodh me Kurtin. Ajo çka po bën Kurti po vazhdon ta mbaj shtetin peng për hir të Albulena Haxhiut për të cileën po ngulin kembe për kryetare të kuvnedit, tha ai.
“Ajo si ka votat se ka shumicën parlamentare”, shtoi kryetari i PDK-së.
Sipas Krasniqit, Kurti nuk i ka numrat për tu bërë Kryeministër, andaj po i mban peng institucionet.
“Kurti nuk i ka numrat për tu bërë kryeminister, dhe për të mos ardhur deri aty po na mban peng, si institucione, duke e përsëritur të njëjtin skenar, me rezultatin e njëjtë”, tha ai.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.