Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Është diskutuar për tragjedinë në Koçan, ku deri tani së paku ka 59 të vdekur nga zjarri në diskotekën “Puls”.
Për mbi 150 të lënduar, Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive të NATO-s.
“U dërguan mesazhe bashkimi dhe fuqie për të përballuar pasojat e ngjarjes tragjike. Në këto momente mbetemi të bashkuar dhe të vendosur në luftën kundër korrupsionit, ndryshimin e sistemit dhe llogaridhënien për shkaqet e aksidentit”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.