×
  • Lajme
  • Fokus

    Mickoski në konferencë për tragjedinë e Koçanit: Do të marrim hapa e vendime me çka publiku nuk është mësuar

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 20:09

    Hristjan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka dalë në konferencë për media pas tragjedisë së madhe në Koçan ku 59 persona mbetën të vdekur e qindra të tjerë të plaguar pas marrjes flakë së një klubi nate.

    “Më është thyer shpirti”, e nisi konferencën Mickoski.

    “Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”.

    “Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.

    “Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski. /Alsat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!