Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, pas ngjarjes tragjike në Koçan, në një konferencë për media ka kërkuar nga qeveria që të mos fajësojnë BDI-në për çdo e keqe që ndodh në vend.
Ademi tha se në ven që të shprehim solidaritet dhe të ishim të bashkuar në ditën e ngjarjes tragjike kemi parë intriga politike në ditën kjo nuk guxonte të ndodhte.
“Nga mëngjesi mediumet që janë të afërta me pushtetin kanë lëshuar spin qeveritarë se pas kësaj ngjarje qëndron ndonjë zyrtar i BDI-së. Ministri i Punëve të Brendshme, që është ministër në 14 muajt e fundit, në vend që të merr përgjegjësinë se pse ka lejuar që në 12 muajt e fundit diskoteka të punojë pa licencë, ai merret me akuza ndaj ish-pushtetit.
Përgjegjësia e plotë morale, materiale dhe penale duhet të kërkohet në vetë në qeveri dhe MPB.
E vërteta duhet të del në shesh. Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen”, tha Ademi.
Nga djegia e një diskoteke në Koçan humbën jetën 59 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të lënduar. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.