×
  • Lajme
  • Lajme / Vazhdimi i seancës

    Peci: S’ka negociata për Kuvendin, i takon VV-së Kryetari

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 9:44

    Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Peci para vazhdimit të seancës konstituive, ka theksuar se Kryetari i Kuvendit me Kushtetutë i takon Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se sa i përket emrit do të vazhdoj të jetë ai i Albulena Haxhiut, por që sipas tij partitë tjera nuk e kanë problemin me emrin më.

    “Është e rëndësishme vullnet i i plotë i gjithësecilit, dhe kjo është votimi i fshehtë. Ajo që dihet deri sot, siç ka thënë Kurti, kryeaparlamentari i takon Vetëvendosjes, është e definume me Kushtetutë”, tha ai para gazetarëve.

    “Negociatat Kurti synon ti ketë me qeverinë e ardhshme, por jo për Kuvendin”, shtoi ai.

    “Sa i përket emrit çështja është se nuk është problem emri. Partitë politike, si Hykmete Bajrami, kanë thënë se nuk e votojnë askënd na VV”, shtoi ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!