Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë.
Ky objekt, që gjendet afër një banese në Koçan, më parë ka qenë depo qilimash. Përkundër kësaj, objekti ka marrë leje nga komuna për të qenë diskotekë.
Disko private funksionon prej disa vitesh në këtë objekt dhe ka ndërruar disa herë pronar. Pronari aktual, tashmë i arrestuar, ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës pronësore të diskotekës, sipas medias vendase.
Nga sa shihet zjarri ka shkatërruar kulmin dhe ka djegur plotësisht pjesën e brendshme të objektit ku ndodhej disko jo standarde “Pulse” në Koçan, në të cilin sipas informacioneve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski kanë humbur jetën të paktën 51 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.