Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka thënë se diskotekës “Pulse” ku ndodhi tragjedica në Koçan i është dhënë licensa me korrupsion e ryshfet.
“Licensa e punës së disktotekës “Pulse” që mori flakë dhe si pasojë la të vdekur 59 persona dhe qindra të tjerë të plagosur në Koçan të Maqedonisë së Veriut, është marrë përmes ryshfetit dhe korrupsionit”, ka deklaruar ai.
Siç e citoi media maqedonase “Meta”, Toshkovski ka refuzuar të jep detaje më të hollësishme për të mos dëmtuar hetimet të cilat “janë në fazë të hershme”.
“Nuk zbuloj më shumë detaje se jemi në një fazë shumë të hershme të atij hetimi. Dhe kjo licencë, si shumë gjëra të tjera, ka të bëjë me ryshfet dhe korrupsion. Për dallim nga më parë, në këtë rast përgjegjësit kanë emër dhe mbiemër që janë të përfshira në dhënien e paligjshme të licencave dhe do të përgjigjen”, theksoi Toshkovski.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.