×
  • Lajme
  • Fokus

    Tragjedia në Koçan, AlsatM: Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në Polici

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 19:49

    Në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për tragjedinë që ndodhi në Koçan.

    AlsatM raporton se Bekteshi po merret në pyetje sa i përket dhënies së licencave jolegale ndaj objektit në fjalë.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraprakisht informoi se MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike deri më tani për këtë ngjarje janë të dyshuar mbi 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor.

    Në diskotekën “Pulse” që dikur kishte qenë një depo qilimash në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mbrëmë gjetën vdekjen 59 të rinj, ndërsa deri tani raportohen të jenë 155 të tjerë të lënduar.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!