Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluarat në lidhje me tragjedinë në Koçan
Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku vdiqën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie.
Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët e vendeve të rajonit dhe Evropës.
Po ashtu ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.