Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski deklaroi se Qeveria do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit për anëtarët e familjeve të pacientëve që po trajtohen jashtë vendit.
Ai njoftoi se është aktivizuar gjithashtu mekanizmi për mbrojtjen civile të BE-së i cili është një sistem për koordinimin e ndihmës midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera nga të cilat pritet ndihmë në ditët në vijim.
Ministri i Jashtëm tha se pas një komunikimi me 12 homologë të tij, ka marrë mbështetje edhe nga krerët rajonalë botërorë.
“Më lejoni të përmend se në çdo shtet ku janë dërguar pacientët për shërim, Ministria e Jashtme ka caktuar person për kontakt i cili është i qasshëm 24 orë për prindërit dhe familjarët e pacientëve për çfarëdo ndihmë ose mbështetje. Lista e kontakteve është e publikuar në ueb faqen e Ministrisë. Në mënyrë plotësuese, në Seancë të Qeverisë do të kërkojë nga shërbimet për punë të përgjithshme të përbashkëta të mbulohen shpenzimet për rrugë dhe qëndrim jashtë vendit, për anëtarët e familjeve të pacientëve që po kurohen jashtë”, tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.