Një shofer autoambulance nga Koçani ka vdekur mëngjesin e sotëm, i cili gjatë gjithë natës ka transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm në një diskotekë të kësaj qyteze në lindje të vendit.
Bëhet fjalë për vozitës shumëvjeçar të ambulancës në Emergjencën e Koçanit.
Siç transmeton portali “Metropola”, Ile Gocevski ka vdekur në orët e vona të mëngjesit të sotëm pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.
Të kujtojmë, zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës tre të mëngjesit, përfshiu 500 njerëz në diskotekën “Pulse” në Koçan. Në zjarr u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.
Dëshmitarët okularë tregojnë se në ndërtesën e diskotekës kishte vetëm një dalje dhe ajo ishte mjaft e vogël, ndërkohë që zjarri u përhap me shpejtësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.