×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet lokale, Aliu: PDK do të ketë emra të përgatitur

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 22:47

    Kryetari i Ferizajt që vije nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Aliu, ka folur rreth zgjedhjeve lokale, respektivisht kandidaturave.


    Ai tha per GazetaBlic, se PDK-ja do të ketë emra të përgatitur për garën zgjedhore të vjeshtës që po vie.

    “Besoj se PDK-ja do të ketë kandidatë të përgatitur mirë. Siç e ceke pak më parë, Prizreni e Mitrovica kanë qenë vatra të PDK-së, pra nga qendrat e mëdha. Jam i bindur se do të shënojmë rezultate të mira”, tha ndër të tjera i pari i Ferizajt.

    Nënkryetari i PDK-së dhe kreu aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka folur rreth çështjes së dialogut në përgjithësi.

    Aliu shtoi se dialogu duhet të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që pastaj të përqendrohen në tema të brendshme e zhvillimore.

    “Nuk mund të bëhet shmangia e dialogut. Dialogu duhet të përfundojë sa më shpejtë. Mos të mbesim në këto tema edhe më tutje. Krerët, kushdo qofshin ata duhet të marrin përgjegjësi”, tha fillimisht Aliu.

    Ndërkaq, kur u pyet se a mund të jetë Albin Kurti ai kryeministër që do të mund t’i jepte fund kësaj çështjeje, ai u përgjigj:

    “Do të doja që Albin Kurti të ishte kryeministri që do t’i jepte fund këtyre pritjeve”, përfundoi Aliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!