Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi u shua pas mesnate, në orët e para të datës 5 Dhjetor, në moshën 75-vjeçare.
Mirush Kabashi ishte një aktor shqiptar i cili numëron rreth 100 role në teatër dhe filma. Mirush Kabashi tek publiku mbahet mend veçmas për interpretimet artistike të poezive të ndryshme.
Me interpretimet e tij të disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrin të krijoi një komunikim tejet të afërt me publikun.
Sot, në këtë pikëllimi për të gjithë shqiptarët, KultPlus ju sjell recitimin madheshtor të Mirush Kabashit, vargjet ‘Jam shqiptar, kosovar’ të cilat jehojnë përmes zërit të tij kumbues. Inçizim ky i vitit 1998, në periudhën më të vështirë për popullin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.