​Nagavci akuzon Qeverinë Hoti për dështim të menaxhimit me coronavirusin

Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeminsitri Avdullah Hoti në lidhje me menaxhimin e pandemisë me coronavirus.


Nagavci përmes një shkrimi në Facebook, thotë se shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 po rriten me shpejtësi e situata po bëhet alarmante.

Nagavci konsideron se kujdesi i munguar është një nga shkaqet e vdekjes së tyre.

Postimi i saj:

Të dashur qytetarë, kujdesuni për veten, virusi vret.

Fatkeqësisht në Kosovë shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 po rriten me shpejtësi e situata po bëhet alarmante.

Viktimat nuk janë vetëm numra, nuk është e rëndësishme raportimi i moshës së tyre e as se a kanë pasur dhe sëmundje tjera. Secila e secili nga ta janë jetë njerëzish, janë persona me historitë, familjet , ëndrrat e dhimbjet e tyre. Të gjitha viktimat lënë pas vetes mall e dhimbje për humbjen, ashtu si dhe brengë e dëshprim se ndoshta kujdesi i munguar është një nga shkaqet që po i humbim .

Gjendja ka dalur krejtësisht jashtë kontrollit, Qeveria po dështon në kujdesin ndaj shëndetit publik, ndaj ruajtjes së jetës së qytetarëve si e drejtë apsolute dhe poashtu ka bllokuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 që kemi inicuar që në muajin prill. Ndërkaq studimet po tregojnë se Covid-19 mund te kthehet tek i njejti person edhe pas shërimit, fatkeqësisht raste të tilla të konfirmuara për herë të dytë kemi dhe në Kosovë. Pra të gjithë jemi të rrezikuar, pa marrë parasyshë moshën, dhe pasojat mund të jenë të rënda.

Në këto rrethana, më e rëndësishmja është të ruani shëndetin personal, të familjarëve dhe të gjithë atyre me të cilët keni kontakte. Ruani distancën fizike, kujdesuni për higjenën, përdorni maskat dhe shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura.

Të dashur qytetarë, kujdesuni për veten, virusi vret. Fatkeqësisht në Kosovë shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve…

Publiée par Arbërie Nagavci sur Dimanche 5 juillet 2020