​Veseli përkujton Ilir Konushevcin: Vdiq me dinjitet, që neve të na mbroj nga jeta pa dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar në 22 vjetorin e rënies dëshmorin Ilir Konushevcin.


Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook, Iliri vdiq me dinjitet që neve të na mbroj nga jeta pa dinjitet.

“Heroi ynë Ilir Konushevci dha për Kosovën më të shtrenjtën, jetën e tij, që ne ta gëzojmë më të çmuarën, jetën në liri. Ai i dha të gjitha që kishte, që ne të fitojmë të gjitha që nuk i kishim.Ai vdiq me dinjitet, që neve të na mbroj nga jeta pa dinjitet. Ilir Konushevci ishte strateg, i guximshëm, i ndershëm dhe një nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Prandaj sot në 22 vjetorin e rënies, kujtojmë Ilirin i cili me flijimin për liri u ngrit në pavdekësi. Lavdi”, ka shkruar Veseli.