×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dita Ndërkombëtare e Vajzave, Kurti: E drejta për arsimim është e pa negociueshme

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 22:57

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, e cila sivjet shënohet me sloganin “Brezi digjital, brezi ynë”, ka thënë se e drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë është e pa negociueshme.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se vajzat në Kosovë duhet të gëzojnë përfitimet e revolucionit teknologjik që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.

    “Progresi teknologjik dhe mbarëshoqëror është i lidhur ngushtë me dijen. E drejta për t’u shkolluar është universale dhe duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që arsimi i lartë në Kosovë në nivelet Bachelor dhe Master të jetë falas. Nëpërmjet 1000 bursave studentore do të ofrojmë mbështetje financiare për 1000 vajza studente në fushat e STEM në Kosovë. Të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor. Më shumë detaje rreth thirrjes mund të gjenden në faqen e MASHTI. Le ta mbështesim potencialin e larmishëm dhe të pakufishëm të secilës vajzë”, shkruan Kurti.

    Postimi i plotë:

    Këtë vit bota po shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave me sloganin “Brezi digjital, brezi ynë”.
    Ne duhet të sigurohemi që vajzat në Kosovë gëzojnë përfitimet e revolucionit teknologjik që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.

    Progresi teknologjik dhe mbarëshoqëror është i lidhur ngushtë me dijen. E drejta për t’u shkolluar është universale dhe duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që arsimi i lartë në Kosovë në nivelet Bachelor dhe Master të jetë falas.

    E drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, është e panegociueshme.

    Nëpërmjet 1000 bursave studentore do të ofrojmë mbështetje financiare për 1000 vajza studente në fushat e STEM në Kosovë. Të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor.

    Më shumë detaje rreth thirrjes mund të gjenden në faqen e MAShTI.

    Le ta mbështesim potencialin e larmishëm dhe të pakufishëm të secilës vajzë.
    Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Vajzave!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!