×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj: Turqia vazhdon të jetë aleate e rëndësishme e Kosovës

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 11:19

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Turqia ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës.


    Ish-kryeministri i Kosovës, ka uruar popullin turk për ditën e sovranitetit kombëtar.

    Haradinaj ka thënë se Turqia vazhdon të mbetët aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

    “Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve dhe njëkohësisht 100-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor. Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha. Bashkë me urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turq, shpreh mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për konsolidimin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1732738866850520?__xts__%5B0%5D=68.ARCgUGp5TfhUMGl9QkM9AzV41a5BwljdTNWz_3aB3iWl-VVj-nBcbLLkpE-TlnPVjutVyQtNkzQ4Q0ZLINRqVZQUl_urF6oHn23o2dWfBWh5qqv1_58jSaBQwp5UzfE-65008kisyZEOHzjbdt0Nst5cQfiEwnSMSFu3j5oZzXqF5uPrlVCMtqRk9mSeWn1UYP6HjAqy8oc4DwUyj-Znz8tfTJPICirhSyiskBngyXbwUg-azo-6K0HxR-xjJdRzJMfcdeIfyeBB30Dd_Ilj1lnXw_H08FX6XB8UHsX99RgxNT3LTgKeM3t9kt1mLB5wlkH9erlpVp51UrO02dnFeA&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!