×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kuvendi voton projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 10:56

    Kuvendi i Kosovës sot mban dy seance të jashtëzakonshme. Në seancën e parë, e cila fillon nga ora 10:00, në rend dite është votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.


    Sot do të tentohet që për herë të tretë të votohet në lexim të dytë ky projektligj dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

    Votimi në lexim të dytë i projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ka dështuar në dy raste, ku deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

    Ky projektligj njëherë kishte arritur të merrte 60 vota dhe javën e kaluar ka marrë 55 vota.

    Mos votimi i këtij projektligji nga ana e deputetëve të opozitës ka marrë kritika të shumta nga sportistët, ku është thënë se nuk po votojnë një projektligj që i hap rrugë investimit në sportin kosovar.

    Seanca e dytë, po ashtu e jashtëzakonshme fillon nga ora 11:00 dhe në rend ditë është gjendja në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!