×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Londra “pushtohet” nga flamujt kuq e zi, shqiptarët marshim paqësor nëpër rrugë

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 22:08

    Shqiptarët që jetojnë në Angli apo në vende të tjera të botës janë mbledhur duke marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi në duar.


    Ata kanë marshuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre, të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e diasporës dhe reformën në drejtësi.

    Të rinj, të moshuar e fëmijë, kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atmosferën me Himnin e Flamurit, transmeton tch.

    “Koha është e Patriotëve” është faqja që ka lajmëruar këtë marshim të tyre të orës 16:00 para disa ditëve, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe diaspora.

    Por jo vetëm shqiptarët i kanë mbështetur, pasi edhe qytetarët anglezë kanë shfaqur interesin e tyre. Ata kanë shkruar në faqen e tyre se “Pishtari i zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka shqiptarë. Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!