Java e fundit e tetorit do të vazhdoj me kushte të mira meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta sidomos në vlerat e temperaturave minimale, deri sa ato maksimalet mbesin pothuaj të ngjashme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.
“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike. Ndërsa edhe kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sepse nuk parashikohet të ketë brymë, (përjashtuar viset e larta malore) sikur javën e kaluar ku prezenca e saj kishte ndikuar negativisht te disa lloje të kulturave perimore”, njofton IHK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.