×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sindikata dënon ashpër sulmin e fundit ndaj policëve

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 22:34

    Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.


    Sindikata, vlerëson se Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit. Andaj dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

    “Kërkojmë nga qytetaret e vendit që Policinë e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës. Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës. Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës!”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!