Është mbledhur Kryesia e LDK-së ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga partia e tyre.
E vetëm një orë pasi nisi mbledhja, anëtarët e kryesisë kanë dalur në pauzë për t’u konsultuar, shkruan Reporteri.net.
Jashtë zyrave të LDK-së po shihen bashkë Lumir Abdixhiku, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni e Imri Ahmeti.
Sidoqoftë, Reporteri.net ka mësuar se Isa Mustafa është tërhequr nga kandidatura e mundshme, dhe ka hapur rrugë për tre emra të tjerë që po diskutohen: Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lutfi Haziri.
Sidoqoftë, pasi të vendos Kryesia, LDK e dërgon këtë emër për miratim në Këshill të Përgjithshëm të partisë./Reporteri.net