Dhjetë persona janë shoqëruar në Polici nën dyshimin se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, pasi që të njëjtit kanë shqetësuar qytetarët në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Personat e lartcekur, kanë ecur nëpër shesh të maskuar dhe me qen duke shkaktuar kështu shqetësim tek qytetarët që ishin duke kaluar aty.
Nga policia kanë thënë se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba.
“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë policia ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.
Personat në fjalë pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit janë liruar dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.