Pas 53 ditësh qeveria Kurti u rrëzua, kjo pasi partneri qeverisës LDK ngriti mocion mosbesimi i cili u përkrah edhe nga partitë opozitare, duke bërë që ky ekzekutiv të mbahet mend për më së paku jetëgjatësi.
Qeveria Kurti e cila tashmë funksionon si qeveri në detyrë, megjithatë arriti që të mbërrijë 100 ditshin e qeverisjes.
E cilësuar si ‘qeveria e shpresës’, pas 100 ditësh qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nga partitë opozitare po shihet si qeveri e dështuar, e nënshtrimit ndaj Serbisë dhe që acaroi raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë për Reporteri.net se qeveria Kurti do të mbahet mend për prishje të raporteve me Amerikën, nënshtrim ndaj Serbisë, dështim në menaxhimin e pandemisë dhe qeveri që shkeli të gjitha premtimet me të cilat kishte ardhur në pushtet përfshirë këtu edhe zotimin për taksën.
“Gjatë këtij 100 ditshi kemi parë shumë intervista, konferenca shtypi e statuse në rrjetet sociale në vend të një angazhimi konkret për qytetarin. Asnjë Qeveri nuk ka cenuar më rëndë marrëdhëniet tona me SHBA-të si qeveria Kurti”, theksoi Deliu.
Deliu shtoi se gjatë kësaj kohe të qeverisjes kur qytetarët u përballur me pandeminë COVID-19, kishte menaxhim të dobët të situatës përfshirë këtu edhe telashet me karantinën, ndërsa thotë se me pranimin e testeve ju nënshtrua Serbisë.
“Mungesa e testeve dhe gënjeshtra se posedojnë 7 mijë teste që ministri e pohojë dikur që nuk ka qenë e vërtetë, janë argumente tjera të keqqeverisjes. Ky 100 ditësh do të mbahet mend për dorëzimin e veriut strukturave paralele dhe qeverisë së Serbisë, për teste të papërdorshme të Serbisë për efekt promocional të Vuçiqit në prag të dialogut”, u shpreh Deliu për Reporteri.net.
Ajo ka thënë më tej se qeveria Kurti kohën e pandemisë e shfrytëzoi për t’i vendosur militantët nëpër borde.
“E ka shfrytëzaur situatën e pandemisë me i vendos në borde edhe pse kishte premtuar se nuk do t’i vendoste në borde militantët e vet”, thotë ajo.
Deliu-Kodra ndërsa kritikon se si qeveria ka menaxhuar me situatën e pandemisë përmend edhe vdekjen e të riut nga Gjilani.
“E ka përshakllëzuar situatën me pandeminë, jo veç me karantimin që ka pas selektim, ku dikë e kanë mbajt dy jave, e dike e kanë liruar, por kemi pas një vdekje të një të riu nga Gjilani si aspojë e neglizhencës së institucioneve për t’u marrë me paneminë”, ka deklaruar ajo.
Edhe Time Kadridjaj deputete nga AAK ka mendim të njejtë për qeverinë Kurti si kolegia nga PDK-ja.
Kadrijaj thotë se qeveria Kurti dëmtoi marrëdhëniet me SHBA-në , iu nënshtrua Serbisë, shkeli Kushtetutën e vendit si dhe përmend heqjen e taksës.
“Asnjëherë në histori të Kosovës dhe pasluftës nuk ka ndodhë që një qeveri me i pas 52 ditë jetë, dhe duke ditur që popullit i kanë dhënë shpresë, por me zvarritjen që u bën për krijimin e saj u kuptua se nuk do të ketë jetë të gjatë. Kryeministri i shkarkuar të gjitha kriteret që i kishte vendosur për marrjen e qeverise me tema kombëtare të gjitha i anashkaloj, duke filluar nga bashkimi kombëtar, flamuri dhe të gjitha u avulluan”, thotë Kadrijaj për Reporteri.net.
Ajo thotë se kjo qeveri do të mbahet mend për shkarkimet e bordeve, duke aluduar që kanë qenë njerëz politik, por sipas saj i ka vendosur po në ato borde njerëz puro politik nga VV.
“Do të mbahet mend që e ka shkel Kushtetutën dhe atë dy herë radhazi dhe këtë e ka dëshmuar Gjykata Kushtetuese me opinionet që i ka dhënë dy herë për shpalljen e kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve për shkak të pandemisë. Më e turpshmja është pranimi i 1 mijë testeve të Serbisë për coronavirus gjë që e ka bërë Serbinë të duket në botë si vend humanitar, e jo siç është një shtet gjenociad për krimet që ka kryer në Kosovë e Ballkan. Më e keqja e mundshme është se i ka lënduar thellë raportet me Amerkinën, çka s’është në praktiakt e asnjë partie apo asnjë qeverie, duke ditë që Kosova e ka SHBA-në aleatin kryesor”, ka thënë Kadrijaj për Reporteri.net.
Ajo si një dështim përmend edhe heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, duke thënë se kjo taksë është dashur të shfrytëzohet për nisjen e dialogut duke ruajtur kufijtë e 2008-tës, dhe për njohjen reciproke.
Kadrijaj shpreh kritiken e saj edhe për menaxhimin e situatës me coronavirusin.
“Deri në fund kemi menduar që menaxhimi me Covid 19 ka shkuar në rregullu, por u zbuluan plotë skandale, ku u mësua si janë liruar njerëzit nga karantina në mënyrë selektive.
Kujtojmë se Qeveria Kurti u votua më 3 shkurt, kurse u shkarkua më 25 mars 2020, pasi 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie. /Reporteri.net/.