Mbi 100 familje i janë bashkuar AAK-së në Prizren.
Për të pritur aderimin e tyre në parti, ka shkuar për t’i pritur lideri i koalicionit AAK-PSD dhe i nominuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, pasi që ka falënderuar mbështetësit atje, në prani të kryetarit të Degës dhe kandidatëve për deputetë nga ajo anë, ka thënë se program qeverisës i tij konsiston në zhvillim ekonomik.
“Nuk dëshirojmë me pa qytetarin tonë në situata të pamundësisë të krijimit të jetës së vet”, ka thënë kryeministri në detyrë.
Ai ka shtuar se nuk do ta shoh më rininë duke ikur nga Kosova.
“Qëllimi ynë është që të krijojmë kushtet e nevojshme në vend”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.