×
  • Lajme
  • Lajme

    11 kandidatë ia mësyjnë për ta zënë vendin e Arta Rama-Hajrizit në Gjykatë Kushtetuese

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 16:43

    Sot ka përfunduar afati i thirrjes publike për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. E Kuvendi i Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë Gjykatës Kushtetuese.


    Në listën e publikuar janë gjithsejtë 11 kandidatë që synojnë të bëhen gjyqtar të Kushtetueses.

    “Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 11 kandidatë: Vigan Qorrolli, Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi”, thuhet në listën e publikuar të Kuvendit.

    Tutje thuhet se Kuvendi është duke pritur edhe nominime të tjera eventuale nëpërmjet postës.

    “Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Dje Gazeta Online “Reporteri.net” ka shkruar rreth emrave që kanë aplikuar dhe procesit se si përzgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!